Kukan: Mos përzieni sportin me politikën

18/10/2014 00:00

Eduard Kukan, kryetar i delegacioni të Parlamentit Europian për Serbinë
dënon ashpër dhunën në stadiumin e Beogradit dhe sygjeron që çdo gjë që
ka ndodhur në fushën e lojes t`i lihet UEFA-s dhe politika të mos
përzihet në të.

Kukan: Besoj me vendosmëri se sporti nuk duhet përdorur, apo keqpërdorur, për arsye politike dhe së dyti, dhuna nuk duhet të përdoret në ndeshje sporti. Lojë e ndershme është rregulli që duhet zbatuar kur organizohen të tilla gjëra. Them se më vjen shumë keq sepse mendoj  se kjo ka për të sjellë shumë tensione në marrëdhëniet reciproke mes të dy vendeve. Kjo dëmton dhe prish atmosferën, si dhe tërheq vëmendjen nga agjenda e integrimit në Bashkimin Europian, që duhet të ishte agjenda më e rëndësishme për qeveritë në të dy vendet.
Por, me ecurinë e zhvillimeve tashmë, druaj se do të jetë e vështirë që palët të përqëndrohen mbi të. Prandaj më vjen shumë keq. Nuk dua të përcaktoj racionin e fajit, apo të përgjegjësisë, këtë do t’ia lë UEFAs që ka nisur hetimet. Besoj se ajo (UEFA) do të ketë të gjithë informacionin e mirëfilltë dhe të vërtetë ndaj është  e domosdoshme të presim që ky vendim të merret.

Top Channel: A pajtoheni me deklaratën e zyrës së Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe a prisni, sikundër Qeveria serbe, që Shqipëria të kërkojë falje?  
 
Kukan: Ky vendim i takon Kryeministrit shqiptar. Për të qenë i sinqertë, unë nuk e kam lexuar tekstin e plotë të Përfaqësueses së Lartë, ndaj do ta kisha të vështirë që të komentoja mbi këtë qëndrim, sepse çdo fjalë e përdorur ka rëndësi në të tilla situata. Secila fjalë mund të dëmtojë gjërat që janë disi të qeta, ndaj nuk dua të përgjigjem ndaj kësaj pyetje.

Top Channel: Si kryetar delegacioni për Serbinë, a e keni ndjekur përshkallëzimin e situatës atje? Pas ndeshjes, disa biznese të pakicës shqipëtare janë sulmuar e shkatërruar gjatë këtyre ditëve.

Kukan
: E vetmja gjë që unë mund të them është se politika dhe sporti nuk duhen përzier. Gjithçka, çfarëdolloj mjeti që përdoret për qëllime politike, duhet dënuar me të vërtetë. Shpreh shumê keqardhje që gjithçka po ndodh përpara vizitës së planifikuar të Kryeministrit të Shqipërisë, pas 68 vjetësh, në Serbi dhe ka mjaft interes se si do të vendosin palët, në të dy vendet, pêr ta çuar, ose jo, deri në fund këtë vizitë. Unë do t’i këshilloja shumë palët që të vijojnë përpara dhe të tregojnê se janë burra shteti.

Top Channel: Kur ju shprehni keqardhje, besoj se edhe e dënoni brohoritjen e stadiumit në Beograd “Ubij, ubij, Siptari” ?

Kukan: Kjo është e rëndë. Unë vetë jam tifoz futbolli dhe kam qenë në disa ndeshje të tilla futbolli, si ajo në Beograd. Jam tërësisht kundër dhe gjitmonë ajo që ka ndodhur është që UEFA i ka dënuar këto ngjarje, ku është treguar racizëm.

P

Top Channel