Drejtoria rajonale e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Durrës ka vijuar aksionin për ndërprerjen e furnizimit me energji të abonentëve debitorë, si dhe prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet.

Të mbështetur nga forcat e Policisë së Shtetit, punonjësit e OSHEE-së ishin në zonën e Shijakut, ku janë evidentuar 554 abonentë debitorë.

Fillimi i aksionit për ndërprerjen e energjisë elektrike ka nisur të japë rezultate, pasi mjaft debitorë deklarohet se kanë nxituar të shlyejnë këstet e para të borxhit, ndërsa Operatori i Shpërndarjes njofton se pagesa e kamat-vonesës është një detyrim që nuk do të tolerohet.

Ndërprerja e energjisë po realizohet tek subjektet private dhe abonentët familjarë, ndërsa mbetet problem vjelja e borxheve nga institucionet dhe entet publike, që në Durrës kapin vlerën e afro 900 milionë lekëve.

Top Channel