PD: Skandal me tenderin e dixhitalizimit   

16/10/2014 00:00

Partia Demokratike paraqiti disa dokumenta, sipas të cilave Qeveria ka
kryer një vepër penale, në kundërshtim me interesin shtetëror, pasi
është tërhequr nga një proces gjyqësor, ku e kishte paditur një kompani
gjermane, e cila kishte dalë e para në tenderin e zhvilluar nga Qeveria e
mëparshme për dixhitalizimin e televizionit publik.

Çeshtja ishte ne proces gjyqesor, sepse kompania gjermane Rohde & Schvarz, e renditur e para me oferten me te mire, nuk pranoi vendimin e ish-ministrit, Genc Pollo qe fituese te jete edhe vendi i dyte, kompania suedeze ‘Ericsson’.

Sipas dokumentit te paraqitur nga Partia Demokratike, ministrja pergjegjese Milena harito, pak jave pas marrjes se detyres, kishte njoftuar kompante pjesemarrese ne tender se “qeveria e re, pas vleresimit te projektit per dixhitalizimin e TVSH-se, kishte vendosur te mos procedoje sipas kushteve te paraqitura nga qeveria e meparshme”.

Ministrja e Harito thote ne letren e saj per kompanite se “ato do te njoftohen, nese Qeveria vends te rihape tenderin per kete projekt”. Sipas Partise Demokratike, paralelisht me kete leter, Qeveria ndoqi gjyqin e nisur nga kompania gjermane dhe e beri kete deri pak kohe me pare, kur sipas opozites, Qeveria u terhoq papritur ne Apel, duke i dhene “nje fitore ne tavoline” kompanise gjermane. Tenderi per dixhitalizimin e televizionit publik kushton 23 milione euro dhe opozita e ka drejtuar gishtin e akuzes per korrupsion dhe klientelziem tek kryeministri Edi Rama.

“Kjo është një aferë korruptive, e finalizuar nga Edi Rama përmes ministres kushërirë, e cila duhet të siguronte transparencë dhe rregulla loje, por faktohet që ka shkelur  parimet e shtetit të së drejtës. Ministria e Inovacionit dhe Administrates Publike, duke u tërhequr nga gjyqi kryen nje vjedhje të parave të shqiptarëve duke kryer një vepër penale. I lë të drejtat e shqiptarëve të pambrojtura , ndërsa ekzistojnë të gjitha argumentat përse ky gjyq duhet të fitohej nga Ministria në favor të taksapaguesit shqiptar”, tha Duma.

Por Partia Demokratike thote se terheqja nga gjyqi nuk eshte e vetmja shkelje. Nje dokument tjeter i publikuar nga opozita provon se Agjensia e prokurimit Publik ka njohur si fituese te vetme te tenderit firmen gjermane. Nje akt, qe sipas Partise Demokratike eshte bere ne shkelje te rregullave ligjore dhe ne dhunim te se drejtes se kompanive te tjera per t’u ankimuar.

“Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të hetojë këtë aferë të pastër korruptive të kryer nga Edi Rama, për interesa të klientëve të pushtetit dhe në dëm të shqiptarëve. Qeveria Rama – Meta të harrojë se do të mund të fshehë në prapaskenat e e ekraneve mediatike aferat abuzuese në kurriz të shqiptarëve”, tha Duma.

Top Channel