Bushati: Serbia të mos dezinformojë

16/10/2014 00:00

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nga podiumi i Kuvendit ka konsideruar
edhe njëherë të pafalshme dhe papranueshme, përdhosjen e simboleve tona
kombëtare gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Por me e pafalshme per Qeverine shqiptare eshte sjellja dhe deklarimet e krereve me larte te shtetit serb.

“Për fat të keq kemi patur edhe një përshkallëzim, të cilin nuk e kemi dëshiruar, nga ana e autoriteteve më të larta serbe, presidentit, Presidentit, Kryeministrit, ministrit të Jashtëm. Në unison me qëndrimet e tyre kanë qenë federata serbe, grupimet të ndryshme gazetarësh dhe shoqatash që operojnë në Serbi. Emërues i përbashkët i këtyre deklarimeve, ishte një gjuhë për faq të keq urrejtje ndaj Shqipërisë, paragjykuese në rastin më të mirë dhe urrejtje në rastin më të keq”, tha Dimtir Bushati, ministër i Jashtëm.

Bushati disa here tha qarte se qendrimi i Shqiperise se pergjegjese per organizimin dhe mbarevajtjen e ndeshjes ishte Serbia, e cila jo vetem shkeli ligjet, standardet nderkombetare, por edhe traditen e mire ballkanase te pritjes se mikut. Shefi i diplomacise edhe njehere i kerkoi Serbise, te hetoje gjithçka qe ndodhi ne Beograd dhe nese ka fakte te mbeshtese pretendimet e deklarimet te tyre.

“Presim distancim të autoriteteve më të larta serbe, përsa i përket të gjitha akteve të provokimit dhe të dhunës që kanë shoqëruar këtë ndeshje futbolli dhe kërkojmë me ngulm që deklarata, të cilat janë fyese dhe të papranueshme për popullin dhe për kombin shqiptar, të kthehen mbrapsht”, tha Bushati.

Deputete te mazhorances gjithashtu ndane qendrimin se rregullat nderkombetare te sportit bejne pergjegjese vetem shtetin prites.

Edhe si ndjekes i futbollit dhe rregullave te tij Bashkim Fino i apeloi UEFA-s të marrë masa serioze për çështjen dhe jo të përdorë dy standarde, sepse Shqipëria është e vogël.

“Shqipëria është një komb me histori të madhe, të lashtë dhe i takon që të marrë të drejtat e saj, pas kësaj përdhosje që ndodhi. Po sikur të ishte ndeshja Serbi-Portugali, apo Serbi-Danimarkë dhe të ndodhta e njëjta situatë, çfarë masash do të merrte UEFA? Me siguri do të merrte masa nga më drastiket dhe mendoj se kështu duhet të veprojë edhe tani. Qeveria, po edhe Federata duhet të marrin masa dhe të jenë në ballë të kësaj pune dhe kësaj situate, sepse ne nuk mund të denigrohemi akoma siç jemi denigruar deri më sot”, tha Fino.

“Kuqezinjtë tanë na bënë krenarë në të gjithë botën. Taulant Xhaka, Cana të gjithë djemtë e kombëtares meritojnë nderimin e të gjithë shqiptarëve. Faleminderit kombëtare! Shqiptarët u bënë të gjithë bashkë, në mbështetje të kombëtares. Sot mendoj që edhe opozita duhet të ishte këtu bashkë me ne për t’iu bashkangjitur këtyre fjalëve në mbështetje të kombëtares sonë”, tha deputeti socialist Taulant Balla.

Top Channel