“Treguam që jemi popull me dinjitet”

15/10/2014 00:00

Përveç numrit të madh të tifozëve në aeroportin ndërkombëtarë “Nënë Tereza” për të pritur lojtarët e Kombëtares së Shqipërisë doli edhe ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, si edhe zëvendëskryeministri, Niko Peleshi.

Zoti Peleshi, pasi dënoi atë që ndodhi në Beograd, tha se “të gjithë jemi krenar pasi i treguam rajonit, Europës, por edhe të gjithë botës se ne jemi një popull me dinjitet, respektojmë të tjerët, por mbi të gjitha veten tonë”, është shprehur zëvendëskryeministri Peleshi.  

Ai shtoi se mbi ngjarjen, ministri i Brendshëm i Shqipërisë ka kontaktuar menjëherë homologun e tij serb nga ai cili është konfirmuar siguria e lojtarëve dhe stafit të kombëtares sonë.

Top Channel