Politikanët shqiptarë në rrjetet sociale

15/10/2014 00:00

Reagime në rrjetet sociale ka patur nga politika shqiptare në lidhje me incidentin në Serbi. Kryeministri Rama ka postuar ne faqet e tij të Facebook dhe Twitter:  “Krenar për kuqezinjtë që për sa pati futboll fituan me lojë e me raste. Keqardhje për fqinjët që lanë nam botërisht me shfaqjen e shëmtuar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha ka shkruar: Përpara shqipe!

Deputeti i PD, Sali Berisha: “Barbarët u mundën!” dhe më pas ka postuar fotografitë e minihelikopterit të telekomanduar me flamurin mbi stadiumin e Beogradit dhe ato të përplasjes mes sportistëve shqiptarë që ua marrin atyre serbe në albumin që e ka titulluar: Flamuri kombëtar në duart e flamurtarëve.

Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në Twitter: “Futbolli nuk duhet të merret nga ekstremistët. Krenar për Kombëtaren shqiptare, tregoi kurajo dhe maturë”.

Ministri i Jashtëm ka bërë me dije edhe se Qeveria Shqiptare po ndjek nga afër situatën dhe i bën thirrje autoriteteve serbe të marrin masa për të siguruar ekipin kombëtar shqiptar dhe qytetarët shqiptarë.

Top Channel