UNESCO merr nën mbrojtje basenin Ohër-Prespë

14/10/2014 00:00

Baseni Ohër-Prespë është marrë nën mbrojtjen e UNESCO. Ka qënë pikërisht
ministri i Mjedisit Lefter Koka ai që ka marrë certifikatën për zonën, e
cila tashmë u shpall Rezervë Ndërkufitare Biosferë pas një procesi të
gjatë me aktorët më të rëndësishëm në rajon.

Në fjalën e tij ministri i Mjedisit ka vlerësuar  marrjen e këtij statusi të veçantë nga ana e UNESCO-s, ndërsa ka shtuar se baseni Oher-Prespe ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm lokale por edhe globale. Koka ka theksuar se mbrojtja e burimeve natyrore janë prioriteti kryesor i Qeverisë shqiptare.

Edhe për homologun maqedonas Nurhan Izairi marrja nën mbrojtjen nga UNESCO baseni Oher-Prespe është një sinjal pozitiv mes dy vendeve e cila do vijojë të arrijë nivele të larta bashkëpunimi.  

Ndërkaq zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka pohuar se ky status do t`i shërbejë jo vetëm mbrojtjes së mjedisit por do të khtehet në një punë të përbashkët me përfitim për dy vendet.

Në ceremoninë e inagurimit kanë qënë të pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministri i Mjedisit Lefter Koka, homologu i tij nga Maqedonia Nurhan Izairi, përfaqësues të UNESCO-s, si dhe përfaqësues nga Bashkia e Korçës dhe ajo e Pogradecit. Ceremonisë së inagurimit nuk i ka munguar edhe panairi i prodhimeve bio dhe artizanale ku janë promovuar vlerat e rajonit juglindor.

Top Channel