Reagon Ministria e Brendshme

14/10/2014 00:00

Ministria e Punëve të Brendshme ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Saimir Tahiri se “qeveria serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit, ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit”.

Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium.

Top Channel