Puna në minierë, prefekti i Kukësit: Të zbatohet ligji

14/10/2014 00:00

Një numër i konsiderueshëm i kompanive, që ushtrojnë aktivitetin e tyre
në sektorin minerar, në Qarkun e Kukësit, nuk respektojnë kriteret
ligjore sa i takon mënyrës së shfrytëzimit, por edhe sigurimit të
kushteve të punës apo edhe sigurimit të jetës së punonjësve.

Fakti, është diskutuar gjatë një takimi të realizuar në Prefekturën e Kukësit. Prefekti i qarkut kerkoi nga kompanite zbatimin e rregullave dhe ligjeve.

Në këtë takim, në të cilin kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Energjisë, është theksuar se me miratimin në Parlament të ligjit të ri, për sektorin minerar, pritet që të ketë ndryshime sa i takon detyrimit për siguri, inovacion dhe garanci për progres.

Në qendër të këtij ligji, është edhe revokimi i lejeve minerare për subjekte që nuk përmbushnin detyrimet kontraktuale ndaj shtetit. Në Qarkun e Kukësit ushtrojnë aktivitet minerar 61 subjekte minerare, subjekte që janë të regjistruara dhe kanë leje nga ministria përkatëse. Megjithatë, ka një numër të konsiderueshëm subjektesh të palicensuara që ushtrojnë aktivitet në mënyrë të paligjshme.

Top Channel