Titulli i parë për Mercedesin në Formula 1

13/10/2014 00:00

Marka gjermane Mercedes ka arritur të fitojë titullin e saj të parë botëror të Konstruktorëve në Formulën 1. Vendi i parë i Lewis Hamiltonit dhe vendi i dytë i Nico Rosbergut në Cmimin e Madh të Rusisë bëri që Mercedesi t’i jepte fund dominimit të Red Bullit, që kishte fituar këtë titull nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Kur Mercedesi garonte në vitet 1954 dhe 1955 titulli i Konstruktorëve nuk ekzistonte. Marka gjermane u rikthye në Formulën 1 pasi bleu Brawn GP në vitin 2010 dhe katër vite më vonë fitoi titullin e saj të parë.

Në këtë sezon, Mercedesi ka fituar 13 nga 16 garat e zhvilluara deri tani, ndërsa në 9 gara pilotët e kësaj makine kanë përfunduar në vend të parë dhe të dytë.

Kur kanë mbetur edhe 3 gara, Mercedesi është në pritje se kush nga dy pilotët e saj do të fitojë titullin kampion.

Kampionët e botës për Konstruktorë në Formula 1:

Ferrari (16): 1961, 1964, 1975, 1976, 1977, 1979, 1982, 1983, 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2007 dhe 2008
Williams (9): 1980, 1981, 1986, 1987, 1992, 1993, 1994, 1996 dhe 1997
McLaren (8):1974, 1984, 1985, 1988, 1989, 1990, 1991 dhe 1998
Lotus (7): 1963, 1965, 1968, 1970, 1972, 1973 dhe 1978
Red Bull (4): 2010, 2011, 2012 dhe 2013
Cooper (2): 1959 dhe 1960
Brabham (2): 1966 dhe 1967
Renault (2): 2005 dhe 2006
Vanwall (1): 1958
BRM (1): 1962
Matra (1): 1969
Tyrrell (1): 1971
Benetton (1): 1995
Brawn GP (1): 2009
Mercedes (1): 2014.

Top Channel