Policia e Tiranës ndaloi në një kohe rekord, një 54-vjeçar nga Lezha, i cili nuk i ndaloi postbllokut të policisë.

Pamjet e ndalimit të tij janë të regjistruara nga video amatore në afërsi të kompleksit ‘Tajvan’.  Gege Preka nga Lezha, nuk i ndaloi një postoblloku ne rrugen e Kavajes rreth ores 11:30 minuta.

Me pas ne ndjekje te tij jane vene tre automjete policore te “Shqiponjave” dhe nje automjet i Policisë Rrugore qe ndodheshin ne afersi te qendres se kryeqytetit dhe ju pergjigjen thirrjes se salles operative, per mjetin benz i cili nuk i pergjigjej thirrjes policore.

Pas nje ndjekjeje pak minuteshe, mjeti u bllokua nga makinat policore dhe u krye arrestimi i Prekes, te cilit ne automjet iu gjet nje thike dhe disa fisheke. Preka nuk ka patur te kaluar kriminale.

Top Channel