PD: Energjia rritet për më të varfërit

12/10/2014 00:00

Pas deklaratave të ministrit të Financave në Uashington për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, opozita akuzoi sot qeverinë se premtimin për ulje të çmimit e konvertoi në rritje brenda një viti dhe kategoritë që ndëshkohen më shumë, sipas saj, janë ato më të varfërat.

“Kur ishte në opozitë, Rama premtoi ulje të çmimit të energjisë, ndërsa sot, pasi i ka falur CEZ-it 600 milionë euro, ua faturon këtë gjë familjeve shqiptare, veçanërisht familjeve të varfëra dhe shtresave në nevojë. Rritja e çmimit të energjisë do të jetë goditje e rëndë edhe për ekonominë. Ne i kërkojmë mazhorancës të mos rrisë në asnjë mënyrë çmimin sepse shqiptarët nuk duhet të paguajnë një rritje çmimi për të cilin ata kanë paguar tashmë”, deklaroi Enno Bozdo, ish-zv/ministër i Energjitikës.

Top Channel