Video/ Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën në fundin e takimit në Dallas Më në fund, titulli i dytë kampion për Marc Marquez ka ardhur në garën e Motegit (Japoni).
Spanjolli i Hondës përfundoi në vendin e dytë pas Jorge Lorenzos (Yamaha), por kaq i mjaftonte për fitoren e kampionatit të dytë radhazi.
Në këtë mënyrë, Marquez bëhet piloti më i ri në histori që fiton dy tituj radhazi në kategorinë më të lartë (21 vjeç e 237 ditë).
“Jam shumë i lumtur. Edhe pse mund të mendohet që ishte një titull i lehtë për mua, nuk është aspak kështu. Është vështirë të përballohet presioni, edhe pse unë jam gjithmonë i qeshur. Ky titull nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Hondës dhe të familjes sime”, tha 21-vjeçari Marquez pas garës.
Top Channel