Franca: Shqipëria vend i sigurt origjine

12/10/2014 00:00

Këshilli Shtetëror në Francë miratoi vendimin e zyrës për refugjatët, i cili e rendit Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta të origjinës.

Sipas Kodit për Hyrjen dhe Qëndrimin për të Huajt dhe Azilin, një vend konsiderohet i sigurt “në qoftë se sigurohen parimet e lirisë, demokracisë, sundimi i ligjit dhe të të drejtave të njeriut e lirive themelore”.

Këshilli Shtetëror i Francës, në Shqipëri janë ndërmarrë masa në luftën kundër korrupsionit dhe reformat në ligjet penale dhe civile pritet të forcojnë mbrojtjen e lirive themelore.

“Duke pasur parasysh të gjitha këto elemente, të cilat shënojnë një forcimin e procesit demokratik, Këshilli i Shtetit në Francë vendosi se, përkundër vështirësive të vazhdueshme në luftën kundër krimit, Shqipëria duhej renditur në listën e vendeve të sigurta të origjinës”,  thuhet në vendimin përfundimtar të këtij Këshilli.

Top Channel