Vlorë, sekuestrohen 160 kg kanabis, destinacion Italia

11/10/2014 00:00

Mbi 160 kilogramë drogë e llojit kanabis janë sekuestruar këtë të shtunë në portin e Vlorës, ku është arrestuar edhe transportuesi.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave droga është gjetur gjatë kontrollit rutinë të një kamioni që po imbarkohej për në Itali.

Lënda narkotike është zbuluar me ndihmën e qenve anti-drogë, e fshehur në një pjesë të salduar të automjetit, saktësojnë burimet.

Dyshimet kanë çuar agjentët të kryejnë një kontroll të detajuar dhe brenda hapësirës së salduar ata kanë gjetur dhjetra pako drogë të mbështejlla me plasmas të tejdukshëm.

Menjëherë agjentët i kanë vënë prangat shoferit të automjetit, 47-vjeçari Et’hem Danaj, nga Vlora, i cili ka thënë për agjentët se kamionin tip Trajler Reno e kishte marrë me qera dhe po nisej në Itali për ta ngarkuar me tulla.

Top Channel