Balaj “bekohet” me familje, madje shumë shpejtë pritet të bëhet baba… Pas stadiumit të ri “Elbasan Arena”, kombëtarja shqiptare do të ketë me
vete në çdo ndeshje në vendin tonë edhe maskotën e saj. Gert Izeti, realizuesi i kësaj maskote thotë se edhe pse
është një zog shqiponje, sërish do të pasqyrojë karakterin shqiptar.
Gjithsesi Izeti thekson se kjo maskotë është një element shoë dhe një gjetje e planifikuar për të ulur tensionin e tifozëve në shkallët e stadiumit.
I gjithë ky realizim është një ide e platformës Digitalb, e cila pas marrëveshjes së sponsorimit të kombëtares shqiptare për dy vjet, ka vendosur t`i shtojë ngjyrave kuqezi një tjetër simbol në stadium para ndeshjeve të përfaqësueses tonë.
“Kërkesa e Digitalb ishte të ishim autentike dhe të ruanim simbolin tonë, Shqiponjën. Ne zgjodhëm këtë zog shqiponje dhe vendosëm ta quanin Shqipja”, thotë Izeti.
Maskota do te shfaqet perhere te pare ne “Digital Arena” shou që platforma Digitalb do të organizojë në qendër të qytetit të Elbasanit para fillimit të ndeshjes. Më pas Shqipja do të kalojë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja me Danimarkën dhe do të prezantohet përpara mbi 12 mijë tifozëve.
Top Channel