
Ambientalistët, por edhe dhjetëra qytetarë, i kanë kërkuar Qeverisë
ndaljen e masakrës mjedisore që po kryhet në lumin Langarica, çka ka
çuar në tharjen e 7 burimeve termale të Benjës dhe shkatërrimin e
kanionit të Langaricës.
“Pas pezullimit që është bërë në lidhje me 5 HEC-et, të cilat duan të grabisin lumin e Langaricës, ne kërkojmë shfuqizimin e koncesioneve, në të kundërt do të vijojmë protestat, pse jo edhe sakrifikimi ynë deri në grevë urie”, thotë një protestues.
“Langarica nuk është një lumë i zakonshëm, është një kanion që është krijuar në mijëra e mijëra vjet. Ne nuk mund ta prishim brenda ditës një pasuri të tillë, ta marrim lumin dhe ta fusim në tub! A mund të futet lumi në tub? Langarica, të hiqet nga harta e hidrocentraleve”, tha Lavdosh Feruni, ambientalist.
Ne brigjet e ketij lumi jane vendosur eskavatoret te cilet po punojne barbarisht qe uji i ketij lumi te kaloje ne dy turbina, te cilat duhet te furnizojne hidrocentralet.
“Ministrit të Mjedisit i kërkojmë që të ndalë këtë krim mjedisor. I bëjmë thirrje ministrit të Energjisë dhe Industrisë, të ndalë këtë energji lloj të mallkuar. Por mbi të gjitha i bëjmë thirrje Kryeministrit të ndalë gabimet që janë bërë me lumejtë shqiptarë, ku i merret 98 për qind ujë”, thotë ambientalisti Sazan Guri.
Protestat, per ndalimin e ndertimit te dy hidrocentrave dhe nje lavatriçeje per prodhimin e materialeve te ndertimit, do te vijojne derisa qeveria te shprehet per ndaljen e kesaj masakre mjedisore dhe turistike, ne nje nga zonat me te veçanta te Shqiperise.
Top Channel