Ministri Ferit Hoxha takon përfaqësuesin e protestave për gjuhën shqipe në RMV: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit për një të ardhme më të drejtë Për Partinë Demokratike vendi është në emergjencë kombëtare për shkak të përkeqësimit të ekonomisë.
Kjo do te thote se vleresimi pozitiv i standard and por’s nuk ka ndikuar aspak qe opozita te ndryshoje vleresimin e saj negativ dhe pesimist per ecurine e ekonomise. Sipas Partise Demokratike asgje nuk mund ta fshehe krizen reale qe po perjetojne vete shqiptaret ne ekonomine e tyre personale, te cilet, per shkak te taksave te rritura, jane detyryar te rrisin borxhin dhe te ulin konsumin.
“Sot një në 3 shqiptare është i zhytur në borxhe për konsumin e përditshëm, dhe ky është një efekt i drejpërdrejtë i paketës fiskale. Sot, papunësia ka shkuar në nivelin alarmant 17%, kryesisht në sektorët e industrisë e ndërtimit që duhet të ishin shtyllat e ekonomisë. Ne nuk harrojmë se dje në opozitë, Rama e cilësonte krizë të thellë rritjen ekonomike me 3% dhe vlerësimin “BB”, ndërsa sot u dashka të jemi të lumtur dhe optimist kur ekonomia ka rënë me 3 përqind nga premtimi i qeverisë dhe kemi një vlerësim “B+”, tha deputetja demokrate, Jorida Tabaku.
Per daljen nga situata qe e pershkruan si krize ekonomike me tendence te metejshme perkeqesimi, partia Demokratike i sugjeron qeverise te ndjeke nje politike te re fiskale, ate te lehtesimit te qytetareve nga taksat.
“Në vend që ta shohim ekonominë përmes statuseve nga arena e mediave sociale, ne kërkojmë nga qeveria që të ulet e të përpiqet për të nxjerrë nga bataku ku ka futur vendin. Duke i kërkuar që të ulë në mënyrë të menjëhershme taksat dhe të rikthejë një regjim miqësor për bizneset e të përballueshëm nga qytetarët si e vetmja mënyrë për të kaluar këtë emergjencë kombëtare”, tha Tabaku.
Top Channel