Elbasani i veshur kuqezi

11/10/2014 00:00

Elbasani është veshur kuqezi në prag të ndeshjes Shqipëri-Danimarkë, e
vlefshme për eleminatoret euro 2016. Ne nje atmosfere entuziaste, qindra
tifoze kane mbushur rruget e qytetit ne mbeshtetje te djemve kuqezi.

Kane rendur nga te gjitha qytetet e Shqiperise, por edhe diaspores per te ndjekur takimin e pare qe Kombetarja jone e Futbollit do te luaje ne “Elbasan Arena” kunder Danimarkes. Atmosfere festive eshte ndjere qe ne oret e para te mengjesit, ku rruget, makinat, ballkonet dhe fytyrat e femijeve jane veshur kuqezi.

Nderkohe qe ne stadium po kujdesen per detajet e fundit, ne rruge jane te angazhuar shume forca policie per te siguara mbarevajtjen e trafikut, por edhe ruajtjen e rendit dhe te qetesise publike.

Tifozet shprehen entuziste per fitoren e Shqiperise. Edhe tifozet daneze shprehin interes per simbolet kombetare shqiptare, por natyrisht mbeshtetja eshte per skuadren e tyre.

Ndersa Digitalb ka menduar t`i jape edhe me teper entuziazem qytetit te Elbasanit para ndeshjes Shqiperi-Danimarke. Skena e ‘Digitalb Arena’, ku personazhe te njohur, por edhe tifoze do te ngjiten, me moton e vetme per t’i dhene zemer dhe kurajo skudres kombetare perpara nje takimi kaq te rendesishem.

Top Channel