Live Holandë-Japoni/ Shkelmohet topi i parë në Dallas, skuadrat duan kreun e Grupit F
Menaxheri i kombëtares shqiptare të futbollit, Alban Bushi, në një prononcim për Top Channel pak momente para ndeshjes ka deklaruar se kombëtarja po e pret atë me qetësi.
“Situata është e qete, djemtë e kombëtares po e presin sfidën me qetësi pavarësisht presioneve”, ka deklaruar Bushi.
Megjithëse ka vlerësuar atmosferën e krijuar në qytetin e Elbasanit, menaxheri i kuqezinjve u ka bërë thirrje tifozëve për vetëpërmbajtje.
“Atmosfera është e bukur, por nuk duhet të festohet para kohe. Tifozët duhet ta përmbajnë entuziazmin”, ka thënë ai.
I pyetur mbi synimet e kuqezinjve nga kjo ndeshje, Bushi ka thënë: “Natyrisht, çdo ndeshje luhet per t’u fituar”.
Top Channel