PD padit ndarjen territoriale   

10/10/2014 00:00

Mesditën e së premtes, në Gjykatën Kushtetuese u dorëzua një padi e re
kundër ndarjes së re territoriale. Ankimimit të Shoqatës së Komunave i
është shtuar tani edhe ai i Partisë Demokratike, e cila i kërkon
Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit që ndan Shqipërine në 61
bashki. 

Kundershtimi i opozites nuk ka te beje me numrin e ri dhe te reduktuar te bashkive, por ne themel te padise se saj dhe kerkeses per shfuqizim qendron moszbatimi i detyrimit kushtetues per t`u konsultuar me qytetaret ne ndryshimin e kufijve te njesive te tyre vendore.

Per Partine Demokratike qellimi i rruges antikushtetuese te ndjekur nga Qeveria per ndarjen e re territoriale ka nje qellim te qarte politik dhe qe nuk ka lidhje me interesin e qytetareve.

“Jemi përpara një shkelje që ka vetëm një synim; kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Kjo është jo vetëm në vazhdën e të gjithë tentativave për kapjen e çdo institucioni nga kjo maxhorancë por në rastin konkret është një tentativë antikushtetuese për të kapur themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.

Duke qene se ne loje jane zgjedhjet lokale te qershorit te ardhshem dhe duke qene se sipas ligjit zgjedhor, dekretimi i dates eshte shume i afert, Partia Demokratike i kerkoi Gjykates edhe pezullimin e ligjit per ndarjen e re territoriale.  Qe do te thote se opozita kerkon pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale sipas ndarjes se vjeter ne 384 njesi vendore.

“Me këtë hartë territoriale, që shkel çdo parim, nuk mund te ketë zgjedhje. Nëse maxhoranca do që të shkojë drejt një situate, ku zgjedhjet do të cënohen në rtë gjitha standardet e tyre, nuk do të bëjë gjë tjetër vecse do ta kthejë shqipërinë hapa prapa, edhe në procesin e integrimit europian”, tha Bylykbashi.

Paralelisht me padine ne Gjykaten Kushtetuese, opozita po punon edhe per pergatitjen e referendumeve lokale, por edhe nese gjithçka do te shkonte ne favor te opozites, kjo nuk i siguron Partise Demokratike frenimin e zhvillimit te zgjedhjeve lokale sipas ndarjes se re territoriale. 

Top Channel