Meta: Përgjuesit do të përgjigjen

10/10/2014 00:00

Ashtu si në prononcimin e parë bërë në `Top Story`, kryetari i Kuvendit
Ilir Meta drejtoi përgjigjen tek përgjegjesia ligjore, çdokush që ka
përgjuar në mënyrë të paligjshme, nëse përgjimi ka qenë i tillë.

Kete pergjigje ai e pati i pyetur nese edhe rrjedhja e ketij informacioni ne media eshte po ashtu i paligjshëm.

“Çështja e respektimit dhe e zbatimit të ligjit është një problem mjaft i rëndësishëm, për cilindo, sepse ka të bëjë me mbrojtjen e të drjtave të njeriut, ka të bëjë me ruajtjen e integritetit të institucionit dhe sigurisht që të gjithë duhet të jenë të qetë, sepse në rast se është shkelur ligji, sic pretendohet nga disa, padyshim që do të ketë përgjegjësi për shkeljen e ligjit. Në rast se nuk është shkelur, atëherë të jenë të qetë se nuk do të ketë përgjegjësi”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit u tregua i pashqetesuar per renditjen e tij ne krye te listes se politikaneve të përgjuar. “Ishte kënaqësi që isha i pari në listën e atyre që përgjoheshin. Problemi është që kanë rënë në kurth ata që kanë përgjuar”, tja Meta.

Kryetari i Parlamentit edhe nje here iu drejtua opozites me oferten per te propozuar ajo çdo nderhyrje ne ligj apo edhe Kushtetute, per sanksione te forta ndaj deputeteve deri ne heqje te mandatit ne rast te perdorimit te gjuhes fyese apo konfrontimit fizik.

Ndersa u pergjigj edhe per deklarimin e Komisioniorit të Zgjerimit, Fyle per ngritje te komisioneve hetimore te kerkuara nga opozita, pas vendimit te gjykates kushtetuese per kete ceshtje.

“Duhet të ecim përpara për t’i zbatuar vendimet dhe për t’i lexuar drejt vendimet dhe jo në mënyrë të njëanshme”, tha Meta.

Top Channel