Gjyqtarët: Gati të jemi pjesë e reformës

10/10/2014 00:00

Kryetari i Gjykatës së Lartë, duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit
për reformën në gjyqësor u shpreh se komuniteti i gjyqtarëve, është i
ndërgjegjshëm dhe kërkon të përfshihet në reformën e nisur.

“E mbështesim reformën sepse jemi një komunitet i përgjegjshëm. E mbështesim reformën sepse, me të drejtë, duam forcimin e demokracisë në Shqipëri. Prandaj, duam që të përfshihemi dhe duam që të kontribuojmë substancialisht në realizimin e kësaj reforme”, tha kryetari Xhezair Zaganjori.

Duke ju referuar progres raportit, Zaganjori evidentoi perpara gjyqtareve problemet dhe tha, se serish besimi i publikut tek gjyqesori ngelet problematik.

“Në mënyrë të vecantë përmendet nevoja për të luftuar me efektivitet korrupsionin, që përmendet si një nga shqetësimet kryesore për të gjitha pushtetet, sidomos për pushtetin gjyqësor në Shqipëri’, tha Zaganjori.

Per ministrin e Drejtesise, Nasip Naço duhet te kete nje tjetër mënyrë vlerësimi per gjyqtaret dhe jo ajo qe ndiqte KLD-ja deri me tani.

“Si ministër drejtësie nuk kam ndonjë axhendë personale për të sulmuar gjyqtarë të veçantë, përkundrazi, në çdo rast kam kërkuar që të evidentohet pjesa më e mirë e sistemit, gjyqtarë apo prokurorë. Nuk mundem dot sot që me këtë sistem vlerësimi të bëj një përzgjedhje të gjyqtarëve apo prokurorëve më të mire, ndaj Ministria e Drejtësisë ka marrë për të miratuar me ligj, një nga variantet më të mira në vendet e BE-së”, tha Naço.
 
Ministri tha gjatë përzgjedhjes së anëtarit të bordit drejtues të Shkollës së Magjistraturës nga konferenca gjyqësore se, objektivi mbetet konsolidimi i paanshmërisë dhe pavarësisë së gjyqesorit. Qeveria, tha ministri i Drejtësisë do të mbështesë Shkollën e Magjistraturës si shtylla e edukimit juridik në vend. Pas votimit gjyqtari Artan Gjermeni, fitoi të drejten për të qenë përfaqësuesi i gjyqtarëve ne bordin e Shkolles se Magjistratures.

Top Channel