E thërrasin në drejtori, hidhet nga kati i dytë gjimnazistja

10/10/2014 00:00

Një nxënëse e vitit të dytë në gjimnazin ‘Petro Nini Luarasi’, në kryeqytet është vetëhedhur nga kati i dytë i shkollës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të premtes pak para se të niste mësimi ku gjimnazistja, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije është thirrur në drejtori për shkak të një zënke me një bashkëmoshataret një ditë më parë dhe për të shmangur përballjen me pasojat është hedhur nga dritarja e banjë së katit të dytë.

Për pasojë adoleshentja ka pësuar dëmtime të shumta dhe është shoqëruar në spital ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat në të cilat adoleshentja ndërmori vendimin ekstrem.

Top Channel