“Të gjithë me Jules!”

09/10/2014 00:00

Fernando Alonso ka vendosur në kaskën që do të përdorë në Cmimin e Madh të Rusisë frazën “Tous avec Jules” (Të gjithë me Jules) në mbështetje të pilotit francez Jules Bianchi, i cili ndodhet në spital pas aksidentit të rëndë të pësuar në cirkuitin e Suzukës ditën e dielë.

Dy herë kampioni i Formulës 1 iu bashkua kështu skuderisë Ferrari që kishte shkruar më parë në Twitter: “Skuadra është në Soçi, por zemra vazhdon në Suzuka. Shpresë edhe për Michael.”

Gjithashtu, Alonso kujtoi se gara e Rusisë është e fundit për Montezemolon si president i Ferrarit: “Ka qenë një president shumë i suksesshëm dhe e ka ndihmuar shumë Ferrarin, si brenda ashtu edhe jashtë piste. Kam një respekt të madh për karrierën e tij. I uroj më të mirën për të ardhmen.”

FOTO GALERI
1/1

Top Channel