Tërmet në Qarkun e Fierit/ Lëkundjet ndihen në Lushnje dhe Elbasan, ja sa ishte magnituda Me një sipërfaqe 11 mijë metra katrorë, gjatësi prej 760 metra linearë,
investim të Qeverisë prej 37 milionë lekësh, është projekti i ndërtimit
të shëtitores përgjatë liqenit të Farkës.
Projekti qe synon t’i jape zones nje dimension te ri urban, përfshin edhe infrastrukturën e nevojshme nëntokësore, ndërtimin e rrugëkalimeve për këmbësorët, si dhe ndriçimin e gjelbërimin.
“Me rehabilitimin dhe risistemimin e gjithë zonës së Liqenit të Farkës, Tirana, me ndarjen e re territoriale do të ketë më shumë pole zhvillimi dhe një përmasë të gjelbër të re të munguar’, tha Rama.
Nga inspektimet e projektit te shetitores se liqenit te Farkes,Kryeministri bëri të ditur dhe projektin tjeter, ate për rehabilitimin e Liqenit Artificial të Tiranës.
“Prishje e ndërtimeve abuzive dhe të vendosim në mbrojtje përfundimtare atë zonë. Ne duam që pistën e vrapimit te liqeni ta bëjmë me tartan, në mënyrë që të jetë e qëndrueshme’, tha Rama.
Top Channel