Prokuroria e Sarandës mbyll hetimet për Canën

09/10/2014 00:00

Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen
e Agron Canes, i akuzuar për ngacmim seksual me të mitur dhe ushtrim të
ndikimit të paligjshëm.

Agron Cane u vu në pranga pak kohë më parë pas denoncimit të një shtetaseje nga Saranda sipas të cilës 60 vjeçari i kishte kërkuar favore seksuale me të bijën e mitur në këmbim të një vendi pune.

Pamjet e një videoje të filmuar gjatë bisedës së zhvilluar në zyrën e punës që drejtohej prej Canes me shtetasen E.G, ku ai i kërkon të bijën 14 vjeçare për seks në këmbim të vendit të punës, ishin prova kryesore që çoi në arrestimin e tij.

Top Channel