Policia: Nuk do të lejojmë kthimin e bandave në Lazarat

09/10/2014 00:00

Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat, pas ngjarjeve të një
dite më parë në Lazarat, bëri me dije se të dyshuarit si organizatorë të
sulmit ndaj policisë janë arrestuar.

Sipas Policisë, nga sulmet me gurë të të rinjve janë plagosur 8 efektivë.

“Nuk do të lejojmë kthimin e bandave që vepronin disa kohë më parë në Lazarat. U bëjmë thirrje banorëve që të mbajnë fëmijët larg nga këto veprime antiligjore”, thuhet në deklaratë.

Në sulmin me gurë ndaj policisë ishin të përfshirë nxënës shkolle dhe banorë të Lazaratit.

Top Channel