Policia merr në mbrojtje Shkëlqim Hajdarin

09/10/2014 00:00

Ndërsa është shkarkuar nga detyra nga Prokurori i Përgjithshëm, Shkëlqim
Hajdari ka marrë mbrojtje të përkohshme nga policia për kërcënime nga
eprorët e tij.

Prokurori i Përgjithshem Adriatik Llalla shkarkoi nga detyra kreun e prokurorise se Apelit, Shkelqim Hajdarin dhe emeroi ne vend te tij Dritan Peken. Sipas urdherit, te dhene nga kryeprokurori Llalla, Shkelqim Hajdari do te mbetet prokuror i thjeshte ne Prokurorine e Apelit.

Vendimi vjen rreth nje jave pas incidentit te ketij te fundit me kryetarin e Shoqates se Prokuroreve Shkelqim Hajdari. Incidenti qe perfundoi me zenka dhe debate mes kryeprokurorit Llalla dhe Shkelqim Hajdarit ndodhi gjate mbledhjes se përgjithshme te prokuroreve ne te cilen do te votohej per zgjedhjen e anetarit te Bordit te Magjistratures, ku jashte rendit te dites Sekretarja e Shoqates se Prokuroreve, Ida Ahmetlliu propozoi shkarkimin si kryetar te Shoqates se Prokuroreve Shkelqim Hajdarin.

Nderkohe qe pas nje kerkese urgjente ne polici, Shkelqim Hajdari ka marre mbrojtje te perkohshme nga policia. Hajdari ka bere kerkese per mbrojtje i ndjere i kercenuar dhe i eshte ofruar mbrojtje e menjehershme. Po sot, policia ka caktuar te mbledhe nje komision per te verifikuar rrezikun ndaj tij, nese do t`i zgjate marrja ne mbrojtje apo jo.

Top Channel