Ndërtimi i Xhamisë së Madhe, PD: Rama po mashtron

09/10/2014 00:00

Në Ditën e Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama lajmëroi nisjen e
ndërtimit të Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën Qeveria parashikoi një
fond të veçantë me rishikimin e buxhetit.

Por, me nje ton shume te ashper, Partia Demokratike thote se kryeministri po mashtron ne menyre kriminale besimtaret myslymane, po vendos ne rrezik projektin dhe po tenton te perfshije ne intriga politike komunitetin myslyman. te gjitja keto akuza kane per baze sjelljen, qe sipas partise demokratike, po ben kryeministri rama me familjen kruja, e cila zoteron nje pjese te truallit, ku do te ndertohet xhamia.

“Nga muaji korrik, Qeveria ka ndërprerë bisedimet me këtë familje përsa i përket shpronësimit. Tinëzisht, Edi Rama ka ndërsyer strukturat e tij, për të atakuar të drejtën e pronësisë së familjes Kruja mbi këtë tokë, një e drejtë e fitituar sipas ligjit e Kushtetutës në vitin 1994. Të gjitha këto lëvizje Edi Rama po i bën në prapaskenë, duke injoruar faktin se familja Kruja është duke ndjekur një proces gjyqësor, ku ka kërkuar hedhjen poshte të aktit të Kryeministrit, i cili anuloi lejen për zhvillimin e përbashkët të truallit mes Komunitetit Mysliman e familjes Kruja, një zgjidhje që u arrit me përpjekjen të gjithë palëve, kryesisht Komunitetit Mysliman dhe pronarëve të truallit privat”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

Partia Demokratike i kerkoi kryeministrit te beje transparence per kete ceshtje, te mos luaje me besimin e komunitetit myslyman, te mos i beje presion drejtesise dhe te tregoje marreveshjen me familjen Kruja, marreveshje e cila, sipas opozites nuk ekziston.

“Gënjeshtër e pastër është ajo që thotë Kryeministri se ka arritur marrëveshje me familjen Kruja për shpronësimin. Kjo është një përpjekje e mbrapshtë e Edi Ramës në kundërshtim me ligjet e vendit, me moralin dhe rregullin, sigurisht haptazi e papajtueshme me etikën e Komunitetit Mysliman, përsa i përket shenjtërisë së pronës private. Edi Rama po luan një lojë të rrezikshme duke manipuluar me një propagandë mashtruese, dhe në këtë vorbull intrigash po përpiqet të përfshijë edhe Komunitetin Mysliman”, tha Paloka.

Top Channel