Dëmtohet Ozil, 12 javë jashtë fushe

09/10/2014 00:00

Mesfushori i Arsenalit dhe i kombëtares gjermane, Mesut Ozil ka pësuar një dëmtim të rëndë të ligamentit të gjurit të majtë, i cili me shumë mundësi do ta mbajë atë jashtë fushave për gati 3 muaj.

Lajmi i keq për ish-lojtarin e Realit të Madridit është konfirmuar nga stafi mjekësor i kombëtares gjermane, me të cilën ai ishte grumbulluar për ndeshjet eliminatore, atë ndaj Polonisë dhe Republikës së Irlandës, por tashmë do t’i duhet t’i ndjekë nga tribuna.

25-vjeçari pësoi një dëmtim të gjatë edhe sezonin e kaluar kur u transferua në Londër tek Arsenali.  

Sipas njoftimit të Federatës Gjermane të Futbollit lojtari ka mbërritur i i dëmtuar në kombëtaren e pancerave, dhe me shumë mundësi ai mund të jetë lënduar në takimin e fundjavës së shkuar të Premier League mes Chelsea-it dhe Arsenalit ku qëndroi në fushë gjatë gjithë 90-minutëshit.

Top Channel