Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se po ushtron presion mbi mësuesit
duke përdorur udhëzime për ngarkesën mësimore për t’i shkarkuar dhe
zëvendësuar me mësues militantë partie.
“Qeveria ka nisur një përndjekje masive ndaj mësuesve profesionistë e me përvojë, për t`i detyruar të lënë punën, që t`i zëvendësojë ata me militantë partie.Gjuetia e shtrigave është shtrirë në gjithë rrethet e vendit, cka ka krijuar sot që flasim, një gjendje kaosi dhe ankthi tek nxënësit dhe mësuesit. Pasi la në rrugë mijëra studentë me çorbën e tij klienteliste të universiteteve, Rama po bën gati hedhjen në rrugë edhe të mësuesve profesionistë. Mësuesi është një prej kolonave të rëndësishme të shoqërisë tonë dhe ne i bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga kjo trysni, nga ky shantazh që po ushtron ndaj tyre. Ne kërkojmë që në shkollat tona të kthehet menjëherë ligjshmëria, rregulli, respekti dhe dinjiteti për mësuesin”, tha zëdhënësja e PD-së.
Top Channel