Ndërtimi i mbikalimit të Shkozetit, Rama inspekton punimet

08/10/2014 00:00

Mbikalimi i Shkozetit, një nyje e rëndësishme lidhëse në Durrës, me
jugun e Shqipërisë, investim i nisur në janar 2014 me vlerë 8 milionë
euro pritet të përfundojë gjatë muajt dhjetor.

Kjo vepër rrugore do të lehtësojë, lëvizjet e automjeteve në drejtim të jugut të vendit si dhe shpërndajen e trafikut drejt Durrësit, Shijakut dhe Tiranës. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako panë nga afër punimet.

Të tilla projekte tha Kryeministri Rama kanë efeket të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe jo vetëm.

“Hyrjet e Durrësit janë dy rotonda model, do të bëjnë transformim rrënjësor, do të kthehen në park urban, kështu që kjo i bashkangjitet dhe bëhet e treta”, tha Rama.

Ndërsa në afërsi të Golemit ka nisur një projekt me vlerë 137 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që synon gjelbërimin e skarpateve të  rrugës nacionale nga zona e Plepave në Durrës, deri në Vlorë.

“104 kilometra, ka 13 rotonda që do të gjelbërohen dhe do të kenë vepra arti dhe që kanë edhe rreth 2 mijë pemë, 16 mijë shkurre dekorative që do të shoqërojnë gjithë pjesën e projektit. Kështu që nga Plepat deri në Vlorë shkohet me një plotësim të pjesës panoramike të gjelbërimit”, thotë Benet Beci, nga FNZH.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se me realizimin e këtij projekti shkojmë drejt një tranformimi të madh për këtë rrugë të rëndësishme edhe nga pikpamja e turizmit.

Top Channel