Misha e Gjipali anëtarët e rinj të AMA-s

08/10/2014 00:00

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Medias dhe Arsimit kanë
përzgjedhur me shumicë votash dy anëtarët e rinj të AMA-s, Pirro Misha
dhe Gledis Gjipali, kandidaturat e të cilëve do të kalojnë për miratim
në seancën parlamentare të ditës së enjte.

“I propozoj për miratim seancës plenare, kandidatët Gledis Gjipali dhe Pirro Mishon, si kandidatë për anëtarë të AMA-s. Ky vendim jhyn në fuqi menjëherë”, tha nenkryetari i Komisionit te Medias dhe arsimit Alfred Peza.

Sipas tij, anetari i trete duhet te zgjidhet nga opozita.

“Vetëm tre anëtarë ka sot AMA, nga të cilët dy janë zgjedhur nga opozita e sotme dhe një nga LSI-ja. Nga tre vendet vakanate të anëtarëve, opozitës i takon edhe një vend për ta mbështetur në zgjedhjen e tij dhe mazhorancës i takojnë dy vende, në mënyrë që në përfundim të të gjithë këtij proces të kemi një AMA me 6 anëtarë, tre me mbështetjen e maxhorancës dhe tre të opozitës”, tha Peza.

Pas pergjedhjes se dy anetareve te rinj te AMA-s nga mazhoranca, Komisioni do te nise punen per pergjedhjen e kryetarit te ri te AMA-s dhe anetareve te Keshillit te Radiotelevizioni Shqiptar. Perzgjedhja e dy anetareve te rinj dhe rifillimi i procedurave per perzgjedhjen e  krytarit te AMA-s do ta nxjerre nga ngerçi disavjeçar Autoritetin e Mediave Audiovizive.

Top Channel