Lojtari i regbisë, letër qortimi Cristiano Ronaldos

08/10/2014 00:00

Cristiano Ronaldo ka marrë një letër qortimi pasi mesjavën e kaluar i krahasoi ndërhyrjet e rënda të lojtarëve të Ludogoretsit me ato që shihen në regbi.

Sulmuesi i Realit tha pas ndeshjes: “Më dukej sikur nuk po luaja futboll, por regbi.” Duke u nisur nga kjo deklaratë, Fermin de la Calle, një gazetar spanjoll dhe lojtar regbie, i shkroi një letër ku i sqaron portugezit se ky sport nuk është i aspak i dhunshëm.

Në letër lexohet: “E krahasove ndeshjen në Bullgari me regbinë pasi të goditën kur nuk e kishe topin në zotërim, por unë po të them se një veprim i tillë në regbi nuk është i lejueshëm dhe ndëshkohet me përjashtim nga loja.”

Më tej, lojtari i regbisë “thumbon” futbollin duke thënë se “në regbi nuk sheh asnjëherë lojtarë që simulojnë dëmtime, agresione nga kundërshtarët apo që vonojnë lojën”. Gjithashtu saktëson se të gjithë regbistët i drejtohen arbitrit me fjalën “zotëri” dhe gjatë lojës atij mund t’i flasë vetëm kapiteni i skuadrës e askush tjetër, ndryshe nga futbolli.

Top Channel