Kukës, bie numri i bagëtive të prekura nga virusi
08/10/2014 00:00
Në Qarkun e Kukësit janë shfaqur raste të infektimit të bagëtive me virusin “Gjuha Blu”.
Sipas drejtorisë së Bujqësisë, në laboratorin e Tiranës janë dërguar për ekspertizë 120 kampione, nga të cilët vetëm 36 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Osman Elezi, kryeveteriner shprehet se ritmi i virusit ka një rënje, megjithatë veterinerët po mbajnë situatën nën kontroll.
Qarku i Kukësit, njihet për mbarështimin e bagëtive të imëta dhe të trasha, kryesisht në zonat e thella malore. Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se çdo rast i konstatuar dhe dokumentuar do të subvencionohet nga shteti, duke qenë se është hera e parë që kjo sëmundje prek vendin tonë.
Top Channel