“Kampionati spanjoll ka nevojë për Barcelonën”
08/10/2014 00:00
Karim Benzema ka deklaruar nga grumbullimi i kombëtares franceze se “kampionati spanjoll ka nevojë për Barcelonën”. Kjo deklaratë vjen pasi presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit bëri të ditur se skuadra katalanase nuk do të luante dot në Ligën BBVA nëse Katalunja fiton pavarësinë.
“Shpresojmë që Barça të qëndrojë në kampionat. Reali dhe Barcelona janë dy skuadrat e mëdha të ligës dhe kampionati ka nevojë për këto skuadra”, tha sulmuesi francez.
Benzema foli edhe për duelin Messi-Cristiano: “Nuk mund të krahasohen, nuk kanë të njëjtin stil loje. Por, është e qartë që janë dy nga lojtarët më të mirë të planetit.”
Top Channel