Akuza për ngacmim seksual, sanitarja nuk tërhiqet

08/10/2014 00:00

Miranda Shuli, nënë e një vajze 3 vjeç dhe në pritje të lindjes së
fëmijës së dytë humbi punën dhe tani është paditur për shpifje. Ajo
banon ne fshatin Drithas te komunes Libonik dhe pak dite me pare
denoncoi kryekomunarin per tentative abuzimi seksual.

Ky i fundit mohoi gjithcka dhe ka paditur gruan e re per shpifje duke e akuzuar ate se ka te tjera qellime. 27-vjeçarja nisi pune me ndihmen e komunes prej muajit prill si pastruese ne shkolle dhe tani eshte larguar prej andej. Miranda tregon variantin e saj se si humbi punen.

“Kryekomunari vinte dhe nisi të më ngacmonte me fjalë, derisa arriti në gjendjen ku më kërcënoi të më largonte nga puna. Unë vërtet jam e varfër, por rroj edhe me nder, sepse nuk dua të bëhem pjesë e fjalëve të të tjerëve”, thotë 27-vjeçarja.

Miranda jeton ne kete banese me familjen e saj e cila ka vetem 8 mije leke te ardhura mujore. Varferia eshte shtuar edhe prej burgosjes disa mujore te bashkeshortit qe u denua pas nje zenke familjare me te emen, por tani e gjithe familja jeton vetem me pensionin e saj.

“Të vendoset drejtësia në vend. Nderin nuk e shes. Dua të punoj dhe të punoj me nder, nuk ka përse të më pushojnë pa të drejtë”, thotë 27-vjeçarja.

Kryekomunari Petrit Kupe është denoncuar në polici për ngacmim seksual nga sanitarja e shkollës 9-vjeçare e fshatit Drithas paraditen e se  henes. Ai ndiqet ne gjendje te lire, por kryekomunari ka hedhur poshte akuzen duke bere nje padi per shpifje.

Top Channel