Është 42 vjeç, por çdo femër do të donte të kishte trupin e saj. Po flasim për Sofia Vergarën, aktoren e bukur kolumbiane e cila thotë se meritën për format e saj fizike e kanë genet dhe stërvitja që ka nisur pasi mbushi 40 vjeç.
“Nuk kam qenë kurrë tipi i palestrës. Isha e lumtur me format e mia. Sigurisht që ankohesha për trashësinë e kofshëve, por njerëzit donin që të isha e mbushur. Kur mbusha 40 vjeç vura re se kishte ardhur koha për stërvitje”, theksoi Vergara.
Nëna e tre fëmijëve zbulon se çdo mëngjes ngrihet herët për të bërë vrap para se të shkojë në punë dhe shtoi se do të donte të ishte marrë me ushtrime që e re.
“Do doja ta kisha marrë më seriozisht punën e stërvitjes”, tha aktorja më e paguar e televizionit.
Top Channel