Shqipëri-Kosovë, thellohet bashkëpunimi

07/10/2014 00:00

Drejtues të Prokurorisë, Policisë, Gjykatave, Doganave të Shqipërisë dhe
Kosovës janë takuar në Morin për të thelluar bashkëpunimin në luftën
kundër  krimit të organizuar dhe fenomenin e terrorizmit, në vijën
kufitare Kosovë-Shqipëri.

Në këtë tryezë diskutimesh, Prokurori i Kosovës ka deklaruar se krimi, i të gjitha llojeve, nuk ka njohur kufinj dhe  se lufta ndaj terrorizmit kërkon një bashkëpunim akoma më të fuqishëm dypalësh. Ndërkohë, për Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi vija kufitare mund të favorizojë krimin e organizuar dhe duhet një bashkëpunim i fuqishëm mes institucioneve.

Sakaq, për Prefektin e Qarkut të Kukësit, Safet Gjici fenomeni i krimit, trafikimit të mallrave e qënieve njerëzore dhe kalimit të paligjshëm të drogës apo edhe armëve, do mund të marrin fund me vënjen në zbatim të një projekti të Bashkimit Europian për shkrirjen në një të doganës së Vërmicës dhe Morinit, projekt që pritet të tenderohet në fund të këtij viti.

Top Channel