Prokuroria: 4 vjet burg Shpëtim Gjikës

07/10/2014 00:00

Prokuroria kërkoi katër vjet burg për kryetarin e Bashkisë së Vlorës,
Shpëtim Gjikën, si edhe heqjen e të drejtes për të ushtruar funksione
publike për tre vjet gjatë pretencës së dhënë në Gjykatën e Shkallës së
parë në Tiranë.

Gjithashtu per vartesen e tij eleni dardha punonjese e kesaj bashkie, kerkoi tre vjet burg. Shpetim Gjika akuzohet nga prokuroria per vepren penale te “fallsifikimit te dokumentave zyrtare” e kryer sipas organit te akuzes ne dy raste dhe ne bashkpunim.

Prokuroret argumentuan se, dy zyrtaret e bashkise falsifikuan dy procesverbale te mbledhjeve te KRRT-së, ne baze edhe te cilave u dhane dy leje ndertimi disa shtetasve bashkepronare ne dy shoqeri ndertimi. Prokuroria kerkoi qe gjykata te shpalle fajtor Gjiken dhe Eleni Dardhajn, dhe te urdheroje gjithashtu prishjen e objekteve te ndertuara si pasoje e ketij falsifikimi sipas saj nga shoqerite ‘Deko sistem’ dhe ‘En-Bjo’, ne afersi te Portit detar per shkak se jane ndertuar me dokumenta te falsifikuara.  

Gjithashtu u kerkua burg edhe per ndertuesit nen akuzen e falsifiimit. Prokuroria kerkoi 2,5 vjet burg per Blerdi Liçaj dhe 2 vjet burgim per shtetasit Gezim Feta dhe Gentian Sherifaj. Kryetari i Bashkisë së Vlorës u morr i pandehur nga prokuroria lokale, ne tetor te vitit te shkuar. Hetimet per Gjiken kishin nisur qe ne maj te 2013-es, pas nje denoncimi per te.

Top Channel