Michael Phelps pezullohet 6 muaj

07/10/2014 00:00

Notari amerikan, Michael Phelps është pezulluar nga të gjitha garat e notit për 6 muaj pasi u arrestua për shkelje te rregullave te qarkullimit dhe drejtim te makinës ne gjendje te dehur.

29-vjeçari u ndalua nga policia pasi u kap ndërsa ishte duke udhëtuar me më shume se 140 km ne ore ne një rruge ku limiti i shpejtësisë ishte vetëm 72 km ne ore. Ndalimi është bere ne mjediset e tunelit Fort McHenry ne Maryland te Baltimora-s më 30 shtator.

Phelps, fituesi i 22 medaljeve olimpike nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2015 në Kazan të Rusisë.

Edhe pse pezullimi i tij përfundon më 6 prill, 2015, Federata Amerikane e Notit ka thënë se Phelps nuk do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në kampionatin e gushtit të vitit të ardhshëm.

Top Channel