Prishtinë, mbyllet xhamia e improvizuar

06/10/2014 00:00

Objekti ku për vite të tëra ka qenë e improvizuar për xhami, është mbyllur përfundimisht nga policia.

Ky objekt i cili është në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ka qenë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Dyshohet se nga ky vend është bërë thirrje dhe organizimi për të shkuar në Siri.  

Imami i kësaj xhamie Bedri Robaj, është njëri nga imamët e arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës, më 17 shtator si dyshuar për nxitje të ekstremizmit fetar.

Top Channel