Mesnatën e kaluar, 5 persona të maskuar, kanë hyrë në banesën e babait
te Teqese se Baba Hasanit në fshatin Shtëpëz i ri në Gjirokastër dhe
kanë dhunuar me sende të forta klerikun e teqes dhe djalin ku me pas ju
kane rrembyer rreth 1.5 milione lek te vjetra dhe disa bizhuteri.

Kleriku dhe i biri jane te shtruar ne spital jashte rrezikut per jeten. Ne vendngjare jane forca te shumta policie eshte rrethuar zona. Jane shoqeruar ne drejtorin e policise 7 persona dhe vijon puna per zbardhjen e ngjarjes.

Nderkaq ne spitalin rajonal te Gjirokastrës njëri prej mjekëve te urgjences pohoi se banesa e te demtuarve u gjet e bastisur prej ekipit te urgjences qe i ka shoqeruar ata me autoambulance.

Roland Karralli, mjeku qe kreu nderhyrjet kirurgjikale në spital tha se pacienti më i ri kishte demtime serioze ne koke te kryera me nje mjet preres.

Top Channel