Vettel, lamtumirë Red Bull, gati kalimi te Ferrari

04/10/2014 00:00

Në një lëvizje të papritur, kampioni ne fuqi i botës, Sebastian Vettel ka kërkuar takim me shefat e skuderisë Red Bull, Chris Horner e Helmut Marko mbremjen e shkuar për t’iu komunikuar vendimin e largimit nga skuderia në fund të sezonit.

Të zënë në befasi, Horner e Marko nuk kanë pritur shumë dhe menjeherë kanë berë publik lajmin, duke zyrtarizuar edhe emrin e zëvendësuesit të gjermanit, që do të jetë piloti aktual i Toro Rosso, Daniil Kvyat, i cili do të ketë shok skuadre Daniel Ricciardo.

Ndërsa ka pak dyshime per destinacionin e radhës së Sebastian Vettel, duket vendimi i Red Bull për të bërë menjhëherë publik lajmin e largimit te tij, duket se ka zënë në befasi Ferrarin e McLaren, dy skuderitë e tjera të perfshira në këtë levizje të merkatos. Kështu, sipas të gjitha gjasave, në përfundim të Çmimit të Madh të Japonisë, nesër Alonso do të lajmërojë largimin nga Ferrari, por levizja e tij për tek McLaren si edhe zyrtarizimi i Vettel tek Ferrari, ishin parashikuar të beheshin një javë me pas.

Gjermani u bë pjesë e Red Bull-it në vitin 2009 dhe gati gjatë gjithë kësaj kohe ai ka qenë dominues në Formula 1. Sebastian Vettel u konfirmua si një prej pilotëve më të mëdhenj në historinë e Formulës 1, ku arriti të shpallet kampion në 4 vite rresht, duke fituar 38 çmime të mëdha dhe plot 44 podiume.

Top Channel