Rama: Financuam për Xhaminë dhe Teqenë e Madhe

04/10/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama uroi edhe besimtarët bektashinj, tek selia e të
cilëve ka shkuar për herë të parë pas vendimit të Qeverisë, për të
financuar mbylljen e punimeve të zgjatura me vite të Teqesë së Madhe të
Bektashinjve.

Me buxhetin e rishikuar, paralelisht me shpronesimin e tokes ku do te ndertohet Xhamia e Namazgjase, Qeveria akordoi fonde edhe per komunitetin bektashi, pasi me financimet e veta nuk ishte i mundur perfundimi i projektit.

Mbështetja e Qeverisë për Xhaminë dhe Teqenë, për Kryeministrin Rama i jep fund kalvarit të gjatë të viteve të mundimshme për mungesën e selive për besimtarët myslimanë.

“Rëndësi ka që t’i japim mundësi edhe komunitetit bektashi për ta pasur më në fund këtë Teqe. Baba Reshati e kishte merak, ishte një amanet. Po ashtu t’i japim edhe Komunitetit Mysliman xhaminë e re. Dy gjëra që janë të kryera në këtë Bajram, kështu që nuk mbetet vetëm ta përfundoni dhe ta shijojmë’, tha Rama.

Ndersa te pakta ishin shenjat qe komunizmi la nga kultet fetare, disa kane mbetur prej asaj kohe prane teqese se bektashinjve.

Top Channel