Myslimanët festojnë Kurban Bajramin

04/10/2014 00:00

Qindra-mijëra besimtarë myslimanë kremtojnë sot festën e Kurban
Bajramit. Kjo ditë dhe festimet që lidhen me të, shënojnë flijimin dhe
sakrificën e njeriut në emer të besimit ndaj Zotit dhe në emër të
dashurisë për njeriun.

Ne orët e para të mëngjesit të sotëm, mijëra besimtarë myslimanë kanë mbmbushur bulevardin Deshmoret e Kombit per te kryer ritin e faljes se namazit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Skender Brucaj,perveçse ka uruar te gjithe besimtarët myslimane anembane ka kujtuar domethenien e kesaj feste, mirësinë, harmoninë dhe faljen, ndaj qe duhet te ekzistoje ndaj njeri-tjetrit.

“Të nderuar vëllezër dhe motra, më lejoni që në emër të Komunitetit Mysliman, por edhe në emrin tim personal, t’ju uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës, në konceptin njerëzor, është shumë më e madhe dhe më e begatë në askpektin hyjnor. Eshtë dita e bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit, dita e mirënjohjes dhe e begative të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm, ia dhuron njerëzimit me dëshirën dhe vullnetin e tij. Kurban Bajrami është dita kur ne shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje, dashamirësi dhe vëllazëri”, tha Brucaj.

Nje tjeter simbolike e kesaj feste eshte berja kurban e qingjit dhe shpërndarja e mishit në familjet e varfra, që nuk kanë mundësi të bëjnë kurban në këtë ditë të madhe të Myslimanëve, e cila përmbyllet me drekën tradicionale, që bashkon miq e të afërm në tryezat myslimane.

Edhe kete rradhe,riti i faljes nga besimtarërt myslimanë eshte kryer ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” ne pritje per zgjidhjen e ngerçit te krijuar per ndertimin e Xhamise se madhe ne kryeqytet.

Top Channel