Kurban Bajrami, festë edhe në burg

04/10/2014 00:00

Në një burg rutina ndryshon veçanërisht për ditë festash, sikurse është
dita e Kurban Bajramit. Një festë fetare që i bën bashkë të gjithë, të
dënuar të përjetshem ose jo, policë të burgjeve dhe predikues të
besimit.

33-vjeçari, Adriatik Çela, një praktikant i besimit  mysliman, prej pese vitesh vullnetarisht dhe me shpenzimet e tij udhëton nga Tirana drejt Fushë-Krujes për të qenë imami i të denuarve të këtij burgu.

“Nuk është e vështirë, nëse mundohesh të zgjedhësh tema të duhura. Kryefjala është durimi, sepse këtu është institucion vuajtje, i kryerjes së një dënimi dhe ka nevojë për durim, pastaj është toleranca”, tha Çela.

Edhe per Kurban Bajramin ai nuk harron te flase jo vetem per vlerat por edhe per edukimin.

“Kush vret një njeri, ai është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin”, thotë imami para të dënuarve.

Edhe zëvendësdrejtori i Pergjithshem i Burgjeve u flet po ashtu te denuarve besimtarë për tema të forta, sikurse shqetësimi në rritje jashte mureve të nje burgu, sikunder xhihadizmi dhe lufta në Siri.

“Fjala mysliman dhe fjala islam do të thotë të bindesh, nuk thotë fjala islam, dhunë, nuk thotë fjala islam që të vrasë vëllai mysliman, vëllanë mysliman. Nuk ka përse të ikin nga Shqipëria dhe vëllezërit të vrasin vëllezërit e tyre në Siri apo Irak. Allahu thotë t’i bindesh, të falesh, Allahu thotë të respektohen rregullat e shtetit dhe të ligjit”, thotë Bledar Skënderi, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Burgjeve.

Në burgun e Fushë-Krujës raportohet se jane praktikante te besimit myslimane 50 te denuar, nderkohe qe ne te gjitha burgjet autoritetet kane mbeshtetur 300 te denuarit per te ndjekur ritet e festes se Kurban Bajramit.

Top Channel