Formula 1, Rosberg fiton Pole Position

04/10/2014 00:00

Niko Rosberg është fituesi i provave zyrtare në Cmimin e Madh të
Japonisë në Botërorin e Formula 1. Në pistën e Suzukës, piloti gjerman i
Mercedes arriti të kryejë dy xhiro shumë të shpejta duke regjstruar
pole positionin e tij të 8 në këtë sezon.

Rosberg i mbylli provat zyrtyare në Japoni me 1 minutë 32 sekonda e 506 të mijtat duke lënë në vend të dytë britanikun Ljuis Hamilton me 197 të mijtat më shumë se Rosberg ndërkohë që mjaft mirë u paraqit edhe Uilliams me Valteri Botas dhe Felipe Massa të renditur respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt.

Nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, Fernando Alonso që është në ditët e tij të fundit të skuadra e Ferrarit që i paraprin Red Bull të Daniel Ricciardos të pozicionuart në vendin e gjashtë. Nuk patën rezultate të mira Sebastian vettel dhe Kimi Raikkonen me finlandezin që ndërroi edhe motorin  gjatë provave të treta të lira. Piloti gjerman i mbylli provat zyrtare në vendin e nëntë, ndërsa Raikkonen në të dhjetin, përpara tyre u pozicionuan 2 makinat Meklaren me Kevin Magnusen dhe Xhenson Baton.

Top Channel