Rruga Gramsh-Korçë, kalimi i bllokuar

03/10/2014 00:00

Gjashtë muaj pas një ngjarje të rëndë ku një shtetas italian humbi jetën
dhe dy shqiptarë, punonjës të firmës që po kryen punimet e rrugës u
plagosën, punimet në aksin nacional Gramsh – Korçë kanë mbetur pezull.

Rreshkitja e nje masivi shkembi qe rezultoi fatale per punonjesit e firmes solli edhe bllokimin e rruges por ende pas ngjarjes ajo vijon te jete e mbyllur dhe punimet jane lene ne mes.

Aksi nacional, i cili nderlidh rajonin juglindor kryesisht eshte orientuar drejt shkembimit te marredhenieve tregetare mes dy zonave, por per banoret tashme eshte krijuar nje situate e veshtire.  

Pas muajsh te tere ne izolim ata kerkojne hapjen e rruges sepse perveç se komunikojne me fshatrat me te afert kjo rruge u sherben edhe per tregeti blegtorale.

Afrim Beqiraj, kreu i komunes Moglice thote se kjo situate eshte kthyer ne nje shqetesim per banoret nderkohe qe  perfaqesues te firmes, e cila po kryen punimet thone se ka ndryshuar projekti ndaj dhe eshte kjo vonese.

2000 banore ne Moglicë dhe 5000 banoreë të 2 prej komunave te Gramshit kane mbetur pa mundesi lidhje mes tyre.

Top Channel